0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

As edhe një zë për Rilind Gërvallën dhe lajmin e rremë, kryesindikalisti i RTK-së ‘tall’ ata që kërkojnë llogari

Kryesindikalisti i Radio Televizionit të Kosovës Fadil Hoxha, i cili pati pretenduar edhe të bëhej Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së, nuk e ka shkruar asnjë shkronjë e s’iu dëgjua zëri fare për skandalin e shkaktuar nga drejtori i Televizionit Rilind Gërvalla, me lajmin e rremë të marë nga Sllobodna Bosna, për Nacionalen e Periskopin. Hoxha se tha asnjë fjalë për Rilind Gërvallën, as kur dorëheqje dha redaktori Jeton Musliu, i cili e denoncoi publikisht Gërvallën për persion ndaj punëtorëve të RTK-së. Musliu pati renditur disa nga rastet më eklatante të ndërhyrjeve nga z.Gërvalla, por as kjo nuk e bindi kryesindikalistin. Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje te Sindikata me të cilën udhëheqë Hoxha, por nuk kemi marrë kurëfarë përgjigje.

Përveç se ai nuk e tha asnjë fjalë për Gërvallën, e për presionet me të cilat përballen punëtorët e RTK-së, Hoxha në profiling e tij në Facebook, ku është shumë aktiv është tallur me dorëheqjet e anëtarëve të bordit të RTK-së, të cilët s’e duruan diktatin e mashtrimet e Gërvallës.

Shkoj edhe Safeti” – shkruajti në Facebook Hoxha, pas dorëheqjes së anëtarit të Bordit Safet Kabashaj.

Por, i njejti krejt në mënyrë të paskrupullt e paragjykonte vendimin e Kabashajt, para se ky i fundit ta bënte publike dorëheqjen, duke pretenduar se një gjë e tillë nuk do të ndodhe, për shkak të rrogës së tij.

“Safeti pom doket do me i lane n’lloq Besnikun e Arten, spo nihet i gjalle. Ska faj, per nje lavdate t’Buzhales a lihen 1000 euro rrogë” – shkruante Hoxha.

Hoxha ka shkruar edhe disa statuse të tjerë të këtij lloji, duke provuar të tallet me gazetarët e ish-udhëheqësit e RTK-së që u distancuan e dhanë dorëheqje nga pozitat, për shkak të lajmit skandaloz dhe mungesës së përgjegjësisë për Rilind Gërvallën që vetë e kishte marrë përgjegjësinë për lajmin e rremë.

Pra, kryesindikalisti i RTK-së aktivitetin e tij e ka fokusuar në tallje e ofendime, pa reaguar për atë që supozohet se është i thirrur; pra, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të RTK-së.

Tri dorëheqjet e anëtarëve të Bordit

Besnik Boletini, Arta Berisha dhe së fundi Safet Kabashaj, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në bordin e Radiotelevizionit publik pas lajmit tejet kontrovers të Slobodna Bosna-s, të cilin më pas e publikoi RTK-ja pa asnjë verifikim.

Safet Kabashaj, anëtar bordit të RTK-së, konfirmoi për Nacionalen dorëheqjen e tij.

“Po, është e saktë. Kam dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit të RTK-së”, tha ai për Nacionalen.

Gjatë të shtunës, në profilin e tij në “Facebook”, Besnik Boletini dha njoftimin për dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të RTK-së.

Ai sqaroi se dorëheqja e tij lidhet me skandalin e shkrimit të Slobodna Bosna të publikuar në RTK, ku linçoheshin Gazeta Nacionale dhe portali Periskopi.

Ai ka bërë me dije se gjetjet e raportit tregonin në mënyrë të qartë se RTK i kishte shkelur standardet profesionale.

Boletini ka akuzuar zëvendësdrejtorin e RTK-së, Adi Krasta, se nuk ka dashur të marr masa ndaj atyre që shkaktuan skandalin.

Sot gjatë mbledhjes së bordit, kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së. Përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar, gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive. Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin”, ka shkruar ai.

Në këtë situatë bordi i kishte duart e lidhura. Për këtë arsye u bë e domosdoshme emërimi i një ushtruesi të detyrës së drejtorit dhe hapja e konkursit po ashtu sot. Gjetja e një personi që e merr udhëheqjen në këtë situatë delikate ishte e vështirë. Ai që është në detyrë nuk po e bënte, patatja e nxehtë e priste dike tjetër. Megjithatë një kandidat ishte i gatshëm ta merrte detyrën. Qëndrimi ishte që ai ta adresojë me urgjencë raportin e komisionit dhe të marrë masat sipas ligjit dhe rregulloreve, të bëhet një komunikatë dhe të kërkohej falje ndaj dy mediave të apostrofuara dhe rasti të merrte epilog shumë shpejtë. Ishte një përpjekje e fundit e imja“, tha ai ndër të tjera.

Arta Berisha gjithashtu konfirmoi dje se dorëheqja e saj ndërlidhet me skandalin e shkrimit të Slobodna Bosna të publikuar në RTK, ku linçoheshin Gazeta Nacionale dhe portali Periskopi.

Në lidhje me lajmin e publikuar nga RTK-ja, Berisha ka thnë se janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, dhe sipas saj bordi është gënjyer.

“Duke qenë mbështetëse e standardeve profesionale në gazetari, të cilat i kam respektuar maksimalisht qoftë si gazetare aktive, qoftë si anëtare e Bordit të RTK-së, për mua ka qenë e paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së. Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK.” – ka thënë ajo ndër të tjera.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) përgëzoi për punën Boletinin dhe Berishën ndërsa vendimet i tyre i pa “të marra në interes të respektimit të standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe të ruajtjes së integritetit të mediave të shërbimit publik”.

Kujtojmë se ditë më parë “Slobodna Bosna” fshiu pjesën ku pa as edhe një fakt të vetëm, pa asnjë të dhënë, e hiç asgjë, pretendoi se gazeta Nacionale dhe Periskopi janë të financuara nga Serbia, për ta rikthyer sërish më pas.

Gazeta Nacionale po ndjek rrugët ligjore ndaj mediumit skajshmërisht kontraverz boshnajk “Slobodna Bosna” e cila mbush regjistrat e lajmeve të rreme, dezinformatave dhe manipulimeve me fakte që janë evidentuar nga kontrollues të certifikuar ndërkombëtarisht të fakteve, si “Raskrinkavanje” që është e certifikuar nga “Rrjeti Evropian i Kontrolluesve të Fakteve”, “Rjeti ndërkombëtar i kontrolluesve të fakteve” si dhe nga “Meta” që ka nën pronësi Facebook-un dhe Instagramin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img