6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ruge: Qëndrimi i NATO-s është se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet me dialog

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ambasadori Boris Ruge ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani, ka nënvizuar pikëpamjen e NATO-s për Urën e Ibrit, duke thënë se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar.

Në një postim në “X”, ai poashtu tha se NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurtë në Kosovë për 25 vjet, njofton Klankosova.tv.

“NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Sot me Vjosa Osmanin, kemi bërë një bilanc të asaj që është arritur. Për urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”, ka shkruar Ruge, njofton Klankosova.tv.

“Është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën – për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve – dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë më tej Ruge.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img