9.2 C
Pristina
Monday, October 28, 2024

Buy now

spot_img

Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në takimin me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë.

“Sot, në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë”, shkroi presidentja.

May be an image of 6 people and the Oval OfficeMay be an image of 2 people, newsroom, the Oval Office and text

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img