2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Çfarë niveli të budallakut” – Kurti kritikohet për deklaratat për planin e hapjes së urës mbi Ibër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se hapja e urës mbi lumin Ibër, për qarkullimin e automjeteve do të bëhet bazuar në një plan të cilin qeveria e tij, sikurse tha ai, e ka ndarë me partnerët amerikanë dhe evropianë. Kurti tha se Kosova synon që në njërën anë të mos i befasojë partnerët e saj, por në anën tjetër, të mos lejojë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht.

Kurti foli gjithashtu mbi përplasjet me Perëndimin si dhe kritikat e opozitës për mungesë bashkërendimi me aleatët për shumë çështje. Por sipas kryeministrit të Kosovës, dallimet në qëndrime nuk kanë qenë asnjëherë në qëllime, vlera e parimeve, por vetëm në strategji, taktika dhe operacione.

Pas intervistës së tij, ka reaguar i ashpër gazetari Lirim Mehmetaj.

Ai e komentoi pjesën kur Kurti pyetet nga gazetarja se “a keni plan B për ta tejkaluar situatën?” dhe kryeministri u përgjigj se “nuk mund të kemi plan B pa u respektuar plani A”.

“A e dini bre cfare niveli te budallakut duhet me e zoteru me arrite ne keso fraze. Krejt ideja e te pasurit plan B eshte sepse plani A nuk respektohet, nuk funksionon. Vete ekzistenca e planit B eshte domosdoshmeri e shkakuar nga mungesa e respektimit te planit A. Kurse, e kunderta, nese vec respektohet plani A, nuk ekziston nevoje per planin B, sepse – befasiii – eshte respektuar plani A.” – ka shkruar Mehmetaj.

Ai tutje tha se “me qeso budallaqe ky i ka bind kosovaret qe eshte i mencur. Po ne nje shoqeri ku nxenesi qe reciton me mire, ulet ne banken e pare, normalisht qe konsiderohet inteligjent nje recitues pa permbajtje si puna e ktij.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img