4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Musliu-Shoshi e shokuar nga procesverbali i mbledhjes së Bordit të RTK-së: Kjo tregon se nga po rrëshqet Kosova

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka vlerësuar si të papranueshme implikimin e organeve të sigurisë për t`i sulmuar mediat në Kosovë.

Duke reaguar ndaj shkrimit të gazetës Nacionale, i cili tregon se njerëz të institucioneve të sigurisë i tregojnë drejtorit të RTK-së se çfarë lajme të postoi, ajo ka thënë se ky është një precedent i rrezikshme për demokracinë.

Në profilin e saj në “Faceboook”, ajo ka shkruar se gjera të tilla nuk ndodhin në vendet demokratike.

“E shokuar nga procesverbali i mbledhjes së Bordit të RTK-së, i cili sot është publikuar në gazetën Nacionale. Implikimi i institucioneve të sigurisë kundër mediave është precedent i rrezikshëm. Në asnjë shtet demokratik nuk ndodh që zyrtarët e sigurisë t`i tregojnë drejtorit të televizioni publik, se çka duhet të editohet në lajme. Një praktikë e tillë e dimë se në cilat vende aplikohet. ‼️Këto janë shenja të qarta që tregojnë se nga po rrëshqet Republika e Kosovës!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img