-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shala i PSD-së: Albin Kurti është aristokrat

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala ka deklaruar se për kryeministrin Albin Kurti nuk ka rëndësi shpenzimi i madh i buxhetit, por kush e bënë atë.

Shala thotë se për Kurtin, 30 milionëshi i shpenzuar për derivate të naftës nga Qeveria e tij nuk është shumë e madhe.

“Për Kurtin dhe Qeverinë e tij nuk ka rëndësi shpenzimi i madh i buxhetit, rëndësi ka kush e bën. Nëse e bëjnë të tjerët (ruralët) është keq. Nëse e bën Kurti, është në rregull, sepse e meriton për shkak të përkatësisë klasore. Pra, 30 milionëshi i shpenzuar, në sytë e Kurtit nuk është shumë”, thotë Shala.

Shala nga PSD-ja e ka quajtur Kurtin aristokrat, duke thënë se ai me ekipin e tij që të jetojnë mirë duhet qytetarët të paguajnë.

“Qytetarët duhet të paguajnë që kryeministri jonë aristokrat me ekipin e tij të jetojnë mirë. Ky është fashizëm urban. Si rrjedhojë e kësaj qasje fashiste, Qeveria do të shpenzojë edhe  më shumë në akomodime të zyrtarëve të saj, sepse arsyetimi është tipik moralist nga perspektiva e një “aristokrati” me komplekse siç është Kurti: ne e meritojmë”, thotë Shala për Front Online.

Shala thotë se Vetëvendosja gjatë kohës sa ishte në opozitë tek shumë qytetarët e ka krijuar bindjen që sjellja e qeveritarëve duhet të jetë varfanjake.

“Lëvizja VETËVENDOSJE, gjatë kohës sa ka qenë në opozitë ka përdorur narracion zhvlerësues ndaj çdo norme e rregulli shtetëror, duke demonizuar madje edhe protokollet e shtetit që janë të pa shmangshme. Glorifikimi i varfërisë që kjo forcë politike e ka bërë, te shumë qytetarë e ka krijuar bindjen që edhe sjelljet e qeveritarëve duhet të jenë sjellje varfanjaku”, thotë Shala .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img