1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vdesin dy pacientë në Infektivë, pos sëmundjeve të tjera ishin të infektuar edhe me COVID-19

Dy pacientë që po trajtoheshin në QKUK, kanë vdekur në Klinikën Infektive, të cilët pos sëmundjeve të rënda kronike, kanë qenë të infektuar edhe me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin drejtori i Klinikës, Arben Vishaj.

Vishaj tha se njëri pacient ka vdekur rreth dy orë pasi është dërguar në këtë klinikë, por që shkaktari i drejtpërdrejt nuk ka qenë koronavirusi.

 

 

“Njëri pacient ka qenë rreth 80-vjeçar, me sëmundje kronike, si dhe ka rezultu edhe me koronavirus. Ndërsa pacienti tjetër me sëmundje të mushkërisë. Nuk mundemi me iu atribu që shkaktari i drejtpërdrejt ka qenë COVID-19” – tha Vishaj për Sinjalin.

Infektologu tutje shtoi se situata epidemiologjike në vend është e qetë dhe nuk ka rritje të madhe të rasteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img