3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lirohen nga spitali katër pacientët që u goditën nga rrufeja

Janë liruar nga spitali katër pacientët e tjerë të cilët janë goditur nga rrufeja mesditën e së dielës në Prevallë.

Personat e goditur nga rrufeja ishin strehuar nën një pemë pas fillimit të reshjeve të shiut dhe se gjendja e tyre është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, një 64-vjeçare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore të rënduar ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, detaje se si ka ndodhur rasti ka dhënë specialisti në Qendrën Emergjente në Prizren, Fehmi Jahja.

“Në ora 13:10 minuta janë sjellë pesë pacientë. Janë sjellë nga urgjenca e qytetit dhe një veturë e FSK-së. Në pranimin që është bërë, një person ka qenë pa shenja jete. Është konfirmuar vdekja nga ana jonë dhe është dërguar në morg. Katër pacientët e tjerë janë pranuar në emergjencë, janë ekzaminuar më të gjitha analizat dhe pas tri orëve qëndrim këtu tek në, katër pacientët janë lëshuar në gjendje stabile në shtëpi. Kanë qenë me lëndime mesatare, nuk kane qenë të rënda, më shumë traumatike për shkak të goditjes së rrufesë”, ka thënë specialisti në Qendrën Emergjente në Prizren, Fehmi Jahja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img