13.5 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Buy now

spot_img

“Më mirë që luajmë ndaj Realit në fillim”, Vedat Muriqi komenton La Liga-n, ka disa fjalë edhe për Mbappen

Sulmuesi Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle “Marca”, ku tha se është i gatshëm të jep më të mirën ndaj Realit, ndërsa nuk i intereson se me kë përballet.

Muriqi kaloi një sezon të mirë me Mallorcan vitin e kaluar, duke arritur deri në finalen e Kupës së Mbretit, kësisoj edhe siguruan pjesëmarrjen në Superkupën e Spanjës që zhvillohet në muajin janar.

Për “Marca”, Muriqi ka komentuar kohën e kaluar te Mallorca, skuadër ndaj të cilës do të jetë falënderuese që ia ka shpëtuar karrierën si futbollist.

“Koha kalon shpejtë. Familja ime edhe unë po kalojmë mirë, jemi mësuar këtu. Jam i lumtur dhe krenar që luaj në këtë skuadër. Është sezoni im i tretë dhe askush s’e di çfarë do të ndodhë vitin tjetër… sepse në futboll kurrë nuk dihet. Shpresoj që si sezonin e kaluar të arrijmë në finalen e Kupës. Duam të arrijmë diçka si vitin e kaluar”.

“Gjithnjë e kam thënë se ky klub meriton fjalë të mëdha sepse më ndihmuan të shpëtoj karrierën si futbollist. Isha në moment të keq te Lazio, pa luajtur për një vit e gjysmë e sidomos ato gjashtë muajt e fundit. Kur erdhi oferta për Mallorcan, gjithmonë e kam tërën se kisha disa dyshime. Kisha opsione tjera, por Mallorca ishte më e mira. Kurrë nuk jam penduar. Që nga fillimi u ndjeva si në shtëpi. Jam shumë rehat dhe shpresoj të jem këtu për shumë vite”.

Debutimi për Mallorcan këtë vit është kundër kampionit, pra Real Madridit. Mirëpo për yllin e Kosovës kjo është më mirë, ngase përballen me top gjigantët herët.

“Jam i emocionuar. Po punoj mirë dhe fortë me trajnerin e ri, që na kërkon shumë intensitet. Ndihem mirë dhe i etur për të nisur. Njerëzit mendojnë se do të jetë vështirë ndaj Real Madridit, sepse është, por është më mirë të përballemi me skuadrat e mëdha që nga fillimi”.

“Çfarë kërkon trajneri? Dëshiron ta nisim lojën nga portieri, për t’i vendosur kundërshtarët në presion në mbrojtje pavarësisht skuadrës kundërshtare. Do të shihni se do luajmë me presion të lartë ndaj Realit. Duhet të adaptohemi”.

“Synimi sivjet? Klubi është rritur çdo vit, që është diçka që më pëlqen si lojtar i Mallorcas. Kemi skuadër të mirë dhe klubi bën transferime çdo vit, me gjithë respektin, para tre apo katër viteve ishte e pamundur. Nuk duhet të fluturojmë, por mund të jemi në top 10, që do të ishte mirë për ne”.

“Mbappe do të debutojë ndaj jush? Jam më i guximshëm se Sergi, nuk më intereson kush luan. Shumë nga bashkëlojtarët e mi kanë luajtur ndaj Leo Messit, Cristiano Ronaldo… që janë në nivel të njëjtë me Mbappen. Është top lojtar, një nga më të mirët në botë. Do të jetë kënaqësi ta ndaj fushën me të dhe të jem kundërshtari i tij. Shpresoj që mund të bëjmë më shumë dhe t’i marrim pikët”.

Për fund, kujtojmë se përballja do të nis me fillim nga ora 21:30.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img