14.1 C
Pristina
Thursday, October 17, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli i tregon arsyet se pse nuk e kishte votuar Qeverinë Kurti 1

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka adresuar një varg ankesash në drejtim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Pacolli i ka numëruar premtimet që kjo parti nuk i ka realizuar.

Ai po ashtu bëri të ditur arsyen se pse si deputet nuk e kishte votuar Qeverinë Kurti 1.

“Premtimet elektorale të partisë në pushtet ishin shumë të zhurmshme: Nuk do të ketë asnjëherë bisedime me Serbinë: Derisa Kosova të mos hiqet nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë përbërëse e saj; Derisa të mos na kthehen trupat e pajetë të të pagjeturve; Derisa të mos kthehen librat kadastralë”.

“Derisa të mos paguhen dëmet e luftës; Derisa të mos ndalet financimi i strukturave paralele në Kosovë; Derisa të mos kthehen fondet pensionale; Derisa Serbia të mos e njohë Kosovën. Kjo ishte edhe arsyeja pse ne atë kohë votova për qeverinë Kurti 1”, ka pohuar Pacolli.

Ndryshe, të premten presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nënshkruar dekretin për zgjedhjet.

Zgjedhjet Parlamentare pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img