4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Një kosovar arratiset nga një spital psikiatrik në Gjermani

Një 27 vjeçar nga Kosova bashkë edhe me tre të burgosur të tjerë është arratisur nga një spital psikiatrik në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00.

Dyshohet fillimisht se ata e kishin kërcënuar një punonjës të këtij spitali, për t’u larguar në drejtim të Alburgut.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia gjermane, duke ofruar edhe përshkrime të holllësishme për të dyshuarit, shkruan RTL transmeton Klankosova.tv

Sipas organeve të rendit, 27 vjeçari nga Kosova është Zeqir Beqiri.

“përafërsisht 70 kg, përafërsisht 185 cm, shtat normal, flokë të gjatë bionde/kafe të lidhura bisht, mjekër të plotë”.

Policia thotë se ai kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza gjatë arratisjes.

Bashkë me të, thuhet se janë arratisur edhe një 31-vjeçar boshnjak dhe dy gjermanë të moshës 28 vjeçare.

BKH Lerchenhaid është një spital në Bavari ku trajtohen të burgosurit me probleme psikologjike dhe varësi.

Arratisja e tyre ka krijuar shqetësime për banorët e zonës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img