3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mjeku: Nuk ka ngritje të çmimit të ujit të pijshëm, furnizimi është në rregull

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë thënë se furnizimi me ujë të pijshëm është i mirë dhe se janë duke punuar me kapacitete maksimale në të tri impiantetet.

Nga kjo kompani kanë thënë se për vitin 2025 nuk pritet që të ketë ngritje të çmimit të ujit.

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, ka thënë se uji po shpërndahet në mënyrë të barabartë të secili konsumatorë, por që në disa raste uji nuk po arrin në pika të larta.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ është duke punuar me kapacitete maksimale në të tria impiantet e trajtimit të ujit, në Shkabaj, Albanik dhe Badovc. Uji po shpërndahet në mënyrë të barabartë të secili konsumatorë, përmes tubacioneve primarë, sekondare, terciare. Poashtu përmes rezervarëve që i kemi të vendosur në qytet”.

“Ka pasur raste dhe kemi raste që uji nuk po arrin në pika e larta sidomos në ato pika ku janë në një vi me rezervar apo ku janë të ndërtuar mbi kuota të rezervarëve. Nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore i kemi mirë. Furnizimi është i mirë por kemi disa ankesa, shpesh herë ankesat për mos furnizimi me ujë të pijshëm janë për shkak të rëndimit të furnizimit me ujë të pijshëm, pikërisht për shkak të kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësi”, ka thënë Mjeku për EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img