-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Jep dorëheqje edhe anëtarja e bordit të RTK-së Arta Berisha

Pas dorëheqjes së kryetarit të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Besnik Boletini, më 17.08.2024, dorëheqje ka dhënë edhe anëtarja e këtij bordi, Arta Berisha.

Berisha ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga funksioni i anëtares së bordit të RTK-së pas mbledhjes së bordit të mbajtur sot.

“Për mua ka qenë përgjegjësi e madhe dhe nder të jap kontributin tim profesional në përpjekjen që transmetuesin publik ta avancojmë drejt një shtëpie informative në shërbim të së vërtetës, edukimit dhe emancipimit shoqëror. Falënderoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për besimin e dhënë për të qenë pjesë e autoritetit më të lartë drejtues të RTK-së” – ka shkruar Berisha në Facebook.

Për Berishën ka qenë e papranueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së.

“Duke qenë mbështetëse e standardeve profesionale në gazetari, të cilat i kam respektuar maksimalisht qoftë si gazetare aktive, qoftë si anëtare e Bordit të RTK-së, për mua ka qenë e paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së” – ka thënë Berisha.

Ashtu si dorëheqja e kryetarit Boletini, edhe dorëheqja e Berishës vjen pas publikimit në portalin rtklive.com të një raporti të marrë nga media boshnjake “Slobodna Bosna”, i cili etiketonte dy portale kosovare.

Lidhur me publikimin e artikullit të mediumit nga Bosnja e Hercegovina në portalin rtklive.com dhe më pas në edicionin e lajmeve të RTK-së ka pasur reagime të shumta.

Për publikimin e artikullit të mediumit boshnjak në portalin rtklive.com, Berisha duke u mbështetur në raportin e komisionit të RTK-së që e ka trajtuar këtë rast, thotë se u shkelën standardet e gazetarisë dhe bordi i RTK-së u gënjye.

“Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK” – ka theksuar Berisha.

Kryetari i bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Besnik Boletini, njoftoi sot, më 17.08.2024, se gjatë mbledhjes së bordit të RTK-së ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të bordit të RTK-së.

Boletini ka thënë se përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive.

“Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin” – ka shkruar Boletini në Facebook.

Si rrjedhojë, Boletini ka vlerësuar se në situatën që u ndodhën, bordi i RTK-së i kishte duart e lidhura dhe për këtë arsye u bë e domosdoshme emërimi i një ushtruesi të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së dhe hapja e konkursit për këtë pozitë po ashtu sot.

“Gjetja e një personi që e merr udhëheqjen në këtë situatë delikate ishte e vështirë. Ai që është në detyrë nuk po e bënte, patatja e nxehtë e priste dikë tjetër. Megjithatë një kandidat ishte i gatshëm ta merrte detyrën. Qëndrimi ishte që ai ta adresojë me urgjencë raportin e komisionit dhe të marrë masat sipas ligjit dhe rregulloreve, të bëhet një komunikatë dhe të kërkohej falje ndaj dy mediave të apostrofuara dhe rasti të merrte epilog shumë shpejtë. Ishte një përpjekje e fundit e imja” – ka shtuar Boletini.

Tutje, Boeltini ka thënë se dy prej anëtarëve të bordit të RTK-së votuan kundër zgjedhjes së kandidatit për ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

“Votuan kundër Radojica Mrdjinac dhe Fatime Lumi. I pari dje ishte pro që të votohet kandidati për u.d, e. Sot votoi kundër. E dyta kishte qëndrim paraprak kundër. Që nga publikimi i atij artikulli, plani i disa anëtarëve të bordit ishte i qartë, mos të ketë ndëshkim atë ditë. Data 23 korrik kur ftova mbledhje urgjente pas shkrimit joprofesional, na gjeti të ndarë në dysh, ne të fushës së mediave, unë, Arta, Safeti dhe Birolli, ishim të qartë se ai artikull kishte shkelur standardet profesionale, nuk kishte vend në RTK, duhej hequr nga ueb-sajti, duhej kërkuar falje dhe duhej suspenduar të gjithë personat e involvuar”  – ka thënë Boletini.

Sipas Boletinit, ata si bord i RTK-së kishin në përgjegjësi suspendimin e drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe, Rilind Gërvalla dhe të sqarohej mirë situata për vendim final.

Për artikullin e mediumit nga Bosnja e Hercegovina që u publikua në portalin rtklive.com, Boletini thotë se disa kishin tendenca për ta paraqitur shkrimin si korrekt dhe vetëm si një përkthim.

“Disa kishin tendenca për ta paraqitur shkrimin si korrekt dhe vetëm si një përkthim. Mendime këto që në fund maten me vota. Megjithatë u dakorduam për një komision profesional që ta zbardhë rastin. Gjatë asaj dite veçse kisha kërkuar ekspertizë të IT-së për rastin. Insistimi i stafit editorial se emrat e dy mediumeve nuk janë përmendur, ishte jobindës. Raporti erdhi. Stafi editorial na kishte gënjyer. Emrat ishin përdorur. Masat nuk po merren. Plani për të penguar masat kulmoi sot” – ka treguar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img