17 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Buy now

spot_img

Deklarohen nga Prokuroria: Ende nuk dihet motivet për vrasjen në oborrin e sallës së dasmave në Ferizaj

Ende nuk është bërë e ditur motivi që qoi në vrasjen e 89-vjeçarit mbrëmë në fshatin Bibaj të Ferizaj.

Kështu kamë bërë të ditur nga thënë Prokuroria Themelore në Ferizaj, pasi që mbrëmë në oborrin e një sallë dasmashe ka mbetur i vrarë Sadri Sadriu, ku dorasi dyshohet se është Festim Ramadani, zyrtar policor.

Ramadani dyshohet se pasi që ka kryer vrasjen është vetë-dorëzuar në stacionin policor, ndërsa pas tij PK ka arrestuar edhe një person të dytë.

Motivet lidhur me këtë rast penal ende nuk dihen dhe Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke punuar në mënyrë intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj çështje penale. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj dy të dyshuarve do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente për shkak të dyshimit të veprave penale të lartcekura.” – ka njoftuar Prokuroria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img