7.9 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia i gjeti marihuanë në veturën e tij – ky është personi i arrestuar në Ferizaj

Përdorimi i substancave narkotike nga kosovarët, sidomos në këto vitet e fundit është bërë i zakonshëm ku ndodhin shumë raste lidhur me posedimin dhe përdorimin e këtyre substancave që janë të ndalueshme edhe me ligj. Megjithatë më shqetësues është fakti se përdorimi i këtyre substancave po ndodh nga të rinjtë të cilët mandej po devijojnë edhe në rrugëtimin e tyre në jetë, raporton Gazeta Sinjali.

E një arrestim për gjetjen e këtyre substancave ka ndodh dje në Ferizaj.

Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari është Edison Musolli (recidivist i veprave të kësaj natyre).

Të njëjtin rast e ka konfirmuar edhe Policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 79 gram, një peshore digjitale dhe një shufër metalike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img