4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet vendndodhja e Blerim Ramadanit në Kosovë, nipi i tij publikon foto me të

Blerim Ramadani i cili të mërkurën është arratisur nga Maqedonia Veriore, pas arrestimit me urdhërarrest të Serbisë është në Kosovë.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar nipi i tij, i cili përmes një mesazhi dhe një fotografie të dërguar në redaksi, theksoi se ai ka ardhur në Kosovë pas arratisjes.

“Jo qe pretendohet po une si nipi i tij e konfirmoj qe Blerimi eshte ne kosove dhe shendosh e mir”, shkroi ai.

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, është arratisur nga “arresti shtëpiak” ku po qëndronte në Maqedoni të Veriut.

Ky veprim i Ramadanit, dyshohet se vjen meqë të njëjtit të enjten i është ndryshuar masa e sigurisë, që nënkuptonte rikthimin e tij në paraburgim.

Ramadani, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Interpolit nga Serbia, më 17 korrik 2024 u arrestua në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues.

Autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimës verën e vitit 1999.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img