Në emisionin “Frontal” në T7 i ftuar ka qenë Luan Jahiri, nënkryetar i OVL së UÇK-së në Ferizaj, i cili ka treguar se Blerim Ramadani për momentin ndodhet në Kosovë. Ai ka treguar se do të rekomandoj shokun e tij Blerimin që të lajmërohet të institucionet e Kosovës, që të sqarohet çështja.
“Me Blerimin sot nuk kemi fol gjatë, unë e kam lavdëru për vendimin që e ka marrë, është e vështirë që të kthehesh në paraburgim se lërë më të ekstradohet në Serbi. Blerimi ndodhet në Kosovë. Nuk e kemi parë as ne, do ta shohim gjatë ditëve në vijim, ai duhet të dal se e ka përkrahjen e të gjithëve. Ne do t’i rekomandojmë atij që të lajmërohet pranë institucioneve tona, që të sqarohet e tëra kjo çështje”, është shprehur Jahiri.