-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj i reagon qeverisë: Një ditë do të lavdëroheni se sa mijëra qytetarë kanë aplikuar për ndihma sociale

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, duke thënë se është e konfirmuar si shkelëse e Kushtetutës dhe e dështuar si drejtoreshë në Komunën e Prishtinës.

Ministrja e Arsimit, e konfirmuar si shkelëse e Kushtetutës dhe e dështuar si drejtoreshë në Komunën e Prishtinës, në vend që të marrë përgjegjësi për dështimin e plotë të reformave në arsim dhe dështim të këtij procesi vitin e kaluar, ajo krenohet me varfërinë e familjeve kosovare, në të cilën i ka zhytur qeveria Kurti.” – ka shkruar Selmanaj.

Ai tutje ka thënë se Nagavci ka treguar se 60 mijë prindër kanë aplikuar për kompensim për libra, e që kjo i bije se një familje kosovare nuk mund të përballojë një shpenzim shtesë prej 80-100 eurosh në muajin shtator.

Selmanaj tutje ka thënë se kjo qeveri, një ditë do të lavdëroheni se sa mijëra qytetarë kanë aplikuar për ndihma sociale.

Po thonë se 60,000 prindër kanë aplikuar brenda 24 orëve, kjo tregon se një familje kosovare nuk mund të përballojë një shpenzim shtesë prej 80-100 eurosh në muajin shtator. Me këtë ritëm, një ditë do të lavdëroheni se sa mijëra qytetarë kanë aplikuar për ndihma sociale. Kjo logjikë qeverisëse promovon varfëri, mos zhvillim dhe defetizëm!” – ka përfunduar Selmanaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img