3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në festën Ditës së Zojës së Madhe, u drejtohet me fjalim të pranishmëve

Komuna e Vitisë bën të ditur se mijëra besimtarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera sot morën pjesë në manifestimin e Ditës së Zojës së Madhe, në Letnicë.

Aty e pranishme ishte edhe presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve qendrore e lokale, ambasadave, komandës së KFOR-it, organizatave vendore e ndërkombëtare e të tjerë.

Pas meshës të cilën e udhëhoqi ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovë Dodë Gjergji, një fjalë rasti mbajti edhe presidentja Osmani e cila mes tjerash tha se Vitia ka shumë histori.

“Në radhë të parë ka Letnicën këtë vend të bukur ku Shën Tereza morri thirrjen si një vajzë e re për të shërbyer për tërë jetën dhe e keni Stubllën me shkollën e parë shqipe. Këto histori duke të ua tregojmë jo vetëm Kosovës por edhe tërë botës. Në këtë mënyrë ne e shndërrojmë Letnicën dhe Kosovën në një kryeqendër të turizmit dhe vizitave të shumta”, u shpreh presidentja Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img