8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Nga shtatori fillon mësimi tërëditor për nxënësit e kryeqytetit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social-Facebook, ka njoftuar që nga shtatori do të fillojë mësimi tërëditor për nxënësit e kryeqytetit.

Rama tha se kjo reformë është dëshmi se përkushtimi jonë primar në arsim janë fëmijët e Kryeqytetit, shkollimi i tyre cilësor dhe lehtësimi i jetës së familjeve.

Reforma arsimore më e madhe e nisur ndonjëherë në Kryeqytet po jetësohet me mësimin tërëditor. Kjo reformë është dëshmi se përkushtimi jonë primar në arsim janë fëmijët e Kryeqytetit, shkollimi i tyre cilësor dhe lehtësimi i jetës së familjeve”, ka shkruar Rama.

Tutje ai ka treguar edhe për hapat të cilët do ti përmbajë kjo reformë.

Pas një analize të kujdesshme të të gjithë faktorëve, jemi orientuar për një zgjidhje pragmatike, e cila fokusohet në ngritjen e aftësive njohëse dhe sociale tek nxënësit e klasëve nga 1 deri në 5. Kjo përbën thelbin e kësaj reforme. Reforma përcillet me një numër të hapave si: investimet në infrastrukturë shkollore, krijimin e hapësirave shtesë, sigurimin e shujtës së ngrohtë, përgatitjen e stafit të kualifikuar për aktivitetet ekstrakurrikulare dhe sigurim të mjeteve didaktike“, shkruhet tutje në postim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img