-0.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Nga shtatori fillon mësimi tërëditor në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushkau-Sadriu, kanë prezantuar programin e ri të mësimit gjithëditor në shkollat e kryeqytetit.

I pari i Prishtinës tha se mësimi tërëditor do të nis nga muaji shtator i këtij viti dhe sipas tij kjo është reforma më e madhe e nisur ndonjëherë.

Përparim Rama, Kryetar i komunës së Prishtinës 

“Sot po realizohet njëri ndër premtimet më të rëndësishme në fushën e arsimit. Nga shtatori do të fillojmë mësimin tërëditor për nxënësit e shkollave të kryeqytetit. Reforma më e madhe e nisur ndonjëherë në kryeqytet këtë shtator do të jetësohet falë punës së mrekullueshme të zonjës Jehona Lushaku”- tha ai.

Ndërsa, drejtoresha e Arsimit Jehona Lushaku-Sadriu tha se programi i mësimit tërëditor në shkollat e kryeqyteti do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Jehona Lushkau-Sadriu, Drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë

“Kemi arritur të finalizojmë një reform për këtë vit shkollor që synim bosht ka realizimin e mësimit tërëditor. Nuk ka qenë e lehtë, kemi bërë një analizë të thuktë të shkollave”- tha ajo.

Ndryshe, mësimi tërëditor do të praktikohet vetëm për nxënësit e ciklit të ulët, pra nga klasa e parë deri në të pestë. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img