Një rast i rëndë ka ndodh mbrëmë në oborrin e një shtëpie në Pejë. Atje ka shpërthyer një mjet, si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona, raportoi Gazeta Sinjali.
Siç raportoi mbrëmë Sinjali, rasti ka ndodh rreth orës 20:00 në lagjen Jarin, në rrugën Halil Agusholli në Pejë.
Si pasojë e shpërthimit janë lënduar dy persona, të cilët sipas informatave të para – kanë marrë një mjet në dorë i cili më pas ka plasur.
Të lënduarit fillimisht janë dërguar në spitalin e qytetit ku edhe kanë marrë intervenimin e duhur mjekësor dhe më pas janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të lënduarit vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Sinjali mëson se te dy personat kanë pësuar lëndimet të rënda trupore dhe se ende janë duke u trajtuar në QKUK.
Sinjali gjithashtu zbuloi se të lënduarit nga mjeti shpërthyes janë: Rrezon Kelmendi, 18 vjeçar dhe Epirot Krasniqi, 33 vjeçar.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një veturë.