Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes tri vetura në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë të Jugut.
Këtë për Klankosova.tv e bëri Fexhrije Pllana, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.
Ajo ka shtuar se i lënduar është njëri prej shoferëve dhe ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, i cili pas trajtimit është liruar.
Pllana ka shtuar se rasti është duke u trajtuar si aksident trafiku me lëndime.