-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi për hapjen e Urës së Ibrit: Do të ketë koordinim për secilin veprim të ndërmarrë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i tregojë Kosovës se përse ka ndryshuar qëndrim sa i përket hapjes së urës së Ibrit.

Krasniqi u shpreh se do të vazhdojnë koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, ndonëse nuk dha një datë se kur mund të hapet ura.

“Nga viti 2018-2021 në raportet e BE-së thuhet se ura është gati dhe ajo duhet të hapet. BE duhet të na tregojë së çfarë ka ndryshuar që nga ai vit. Dialogu ynë me qytetarët serbë për hapjen e urës nuk ka qenë vetëm këto ditë, ne vazhdimisht kemi qenë në kontakt me ta. Nuk ka asnjë arsye se pse ura duhet të jetë e mbyllur. Aty janë edhe dy ura tjera që shfrytëzohen. Unë vazhdimisht i shoh qytetarët serbë dhe sigurisht që hapja e urës do të lehtësojë jetën e qytetarëve”.

“Ura është momentalisht në gëlqerosje dhe përgatitje tjera. Aty është bërë një vlerësim i qëndrueshmërisë. Ne jemi duke i përmbyllur të gjitha punët dhe sigurisht se nuk mund të them një datë se kur do të hapet ura. Ne për këtë do të vazhdojmë koordinimin”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img