-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Grubi: Jemi në rrethana si në kohërat e ish-Jugosllavisë, kur përfaqësuesit shqiptarë s’i zgjidhte shqiptari, por Beogradi

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se 23 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit e gjënë RMV-në me rrethana që ngjasojnë si në kohërat e “ish Jugosllavisë”, kur përfaqësuesit shqiptarë në institucione nuk i zgjidhte shqiptari, “por Beogradi, gjente ca vasalë, puthadorë, kurriz-përmbysur, kokulur që turpëronin dhe poshtëronin kombin”.

“Ka të tillë që thonë pse nuk është rregulluar me ligj diçka që është rregulluar me nder, me fytyrë, me dinjitet, me besë, me fjalë të dhënë deri më sot. Nuk ka pasur nevojë, sepse nuk kemi lejuar dhe nuk e kemi pas ndër mend ta tradhtojmë ndonjëherë vullnetin politik shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

“Por, ja që akoma ka të tillë, prandaj platforma për legjitimitet është obligim i të gjithëve, si një Marrëveshje e re, për të mbrojtur vullnetin e popullit shqiptar dhe të tjerëve dhe moslejim të mbivotimit dhe poshtërimit”, shtoi.

Ndërkaq lideri i “Fronit Evropian”, Ali Ahmeti, ka thënë se nëse maqedonasit dëshirojnë që të vazhdojnë që të jenë komb, duhet që të jenë në harmoni të mirë me shqiptarët, përndryshe “do të gëlltiten nga serbët, bullgarët e grekët, pra s’do të ekzistojnë fare”

“Maqedonasit, si komb, mund të përparojnë vetëm duke qenë në komunikim e harmoni të mirë e në marrëdhënie me shqiptarët, përndryshe, i gëlltisin serbët, bullgarët dhe grekët, dhe këtë që ua them këtu ua kam thënë të gjithë përfaqësuesve politikë të komunitetit maqedonas”, tha Ahmeti.

“Vetëm me ne (shqiptarët)”, insistoi lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), “duke bashkëpunuar, duke bashkëjetuar mund ta ruajnë historinë e identitetin e tyre kombëtar, përndryshe, janë të destinuar të mos ekzistojnë fare”.

Kreu i BDI-së, pati mesazh edhe për ata politikanë maqedonas që pretendojnë të zbatojnë politika të shekullit të kaluar në raport me shqiptarët.

“Pronësinë, të cilën e kanë menduar në vitet e 90-ta, le ta harrojnë, sepse pronarë jemi bashkë dhe bashkë i dalim zot edhe të mirës edhe të keqes”, deklaroi Ahmeti ndër të tjera.

Këto mesazhe të Ahmetit vijnë në një kohë kur Maqedonia e Veriut ka zgjedhur një qeveri të re, me kryeministër liderin nacionalist maqedonas, Hristjan Mickoski.

Për ta formuar qeverinë e tij, Mickoski ka zgjedhur partnerë qeverisës koalicion “VLEN”, duke anashkaluar kështu fituesin e zgjedhjeve “Frontin Evropian”, dhe duke shkelur parimin e fituesit me fituesin (te shqiptarët dhe te maqedonasit).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img