0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Deklaratat për hapjen e urës, Petkoviq: Kurti po e shkel në mënyrë më të tmerrshme dialogun dhe idenë e normalizimit

Sipas drejtorit të “Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Petar Petkoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “dëshiron vetëm luftë dhe provokimin e një konflikti me pasoja të mëdha”, pas deklarimeve të tij se se ura në Ibër duhet të hapet.

“Shpresoj që tani të jetë e qartë për të gjithë, veçanërisht në komunitetin ndërkombëtar, se kush është Albin Kurti – zjarrvënës ballkanik që dëshiron të ketë konflikt dhe të shkaktojë kaos në rajon”, tha Petkoviç në një deklaratë me shkrim, raporton Kosova Online.

Ai pretendoi se Kurti asnjëherë nuk ka qenë i interesuar për dialog.

Petkoviq po ashtu theksoi se e vetmja gjë që Kurti ka bërë në dy vitet e fundit dhe ajo që po bën edhe sot janë “lëvizjet e dhunshme dhe të njëanshme” që, sipas tij, synojnë dëbimin dhe persekutimin e popullit serb nga Kosova.

“Hapja e njëanshme e urës nga pikëpamja e sigurisë është një lëvizje jashtëzakonisht e rrezikshme me të cilën Kurti dëshiron të çojë në një konflikt si dhe BE-ja dhe KFOR-i, paralajmërojnë qartë se çështja e urës mund të zgjidhet vetëm në dialogun e Brukselit dhe në asnjë mënyrë tjetër, Kurti po e shkel në mënyrë më të tmerrshme dialogun dhe idenë e normalizimit”, ka theksuar Petkoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img