Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas konfirmimit të MASHT-it se edhe këtë vit do të subvencionohen prindërit për blerjen e librave për nxënësit.
Ai ka vlerësuar se kjo është një dhunë psikike dhe fizike që bëhet ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë shtator.
Sipas tij, pushteti aktual është i korruptuar.
“Ky pushtet kriminelësh e banditësh të korruptuar vendosi sot ta vazhdojë dhunën psiqike e fizike ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë Shtator. Prindërit e nxënësit do të dhunohen në radhët e gjata para librarive në temperatura të larta për shkak të tekave e agjendave personale të Nagavcit. Ne si Komision Hetimor do ta vazhdojmë punën në Shtator. Prokuroria Speciale duhet ta hetojë Nagavcin për tekstet”, ka shkruar Kastarti.