-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Në pritje ta raportit, a do të jepet ‘drita jeshile’ për hapjen e Urës së Ibrit?

Qeveria e Kosovës është në pritje të raportit final për stabilitetin e Urës së Ibrit, pas testimeve disa-ditëshe dhe matjeve të saj.

Zëvendësminsitri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha sot shkurt për RTK se janë duke e pritur raportin për stabilitetin e Urës së Ibrit dhe se sapo ta marrin do ta publikojnë atë.

Ndërkohë punimet nuk janë ndalur në atë zonë, teksa të hënën atje u panë punëtorët, të cilët kanë lyer pjesët rrethuese të urës.

Gjatë ditës mbi urë kanë qenë prezent karabinierët që kanë vëzhguar situatën.

Gjithashtu, te Ura e Ibrit janë vënë re forca më të mëdha të KFOR-it. Përveç KFOR-it, janë parë edhe automjetet e EULEX-it dhe një veturë e policisë.

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve. Ky insistim është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi. Ndërkohë, kjo çështje nxiti serbët e Kosovës që të protestojnë duke kundërshtuar hapjen e urës.

“Ura e Mitrovicës duhet të hapet pa vonesa dhe pengesa të mëtutjeshme”.

Kjo fjali është përsëritur disa herë në disa raporte të Bashkimit Evropian ku përshkruhet progresi në zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Kjo urë që e ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe, ishte bllokuar për herë të parë pas luftës në vitin 1999.

Ndonëse ndër vite u arritën marrëveshje e dakordime, u investua në infrastrukturën e saj si dhe u hap për qarkullim të këmbësorëve, ura e Ibrit vazhdon të jetë e bllokuar për automjete.

Iniciativa për hapjen e urës për automjete u intensifikua javët e fundit nga Qeveria e Kosovës.

Më 24 korrik të vitit 2024, Ministria e Infrastrukturës e Kosovës hapi një tender për testimin e “kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese”.

Më 1 gusht, sipas dokumenteve të publikuara në ueb-faqen online për prokurim publik, Ministria e shpërbleu me kontratë kompaninë IPE-PROING SHPK, me seli në Prishtinë. Çmimi i kontratës parashihet të jetë 9.640 euro dhe nënshkrimi i saj ishte paraparë të bëhet më 6 gusht.

Megjithatë, kontrata e nënshkruar nuk është publike.

Ministria e Infrastrukturës dhe as kompania fituese nuk i janë përgjigjur pyetjes se kur është paraparë të fillojë dhe të mbarojë testimi.

Një inspektim teknik për fuqinë mbajtëse të urës ishte paraparë edhe me marrëveshjen e arritur Kosovë- Serbi, si hap që duhet kryer para hapjes së saj për qarkullimin e automjeteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img