Një tërmet i fortë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kroaci.
Sipas informacioneve fillestare, epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në jug të Prelogut, afërsisht 70 kilometra nga Zagrebi.
EMSC ishte e para që raportoi tërmetin, duke deklaruar fillimisht se ai ishte 4.7 i shkallës rihter, i cili më vonë u rishikua në 4.1 dhe më pas në 3.9.
Megjithatë, sizmologët kroatë njoftuan se tërmeti ishte me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter.
Tërmeti është regjistruar në orën 08:43.