Një ngarkesë prej 148 kilogramë kokainë, e cila ishte fshehur në një kontejner të mbushur me banane, është sekuestruar nga policia italiane në portin e Livornos.
Për këtë sasi të madhe të drogës, me vlerë qindra mijëra euro, policia arrestoi 3 shtetas shqiptarë, që kishin hyrë në port dhe po hapnin kontejnerin për të tërhequr kokainën.
Lënda narkotike mendohet se vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador, teksa destinacioni final i saj ishte Zvicra, raporton A2 CNN
Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në vitet e fundit në portin e Livornos, i cili shërben si tranzit nga trafikantët për ta shpërndarë drogën në qytetet e mëdha të Italisë.