6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Byroja e Konfiskimit të Pasurisë: Haxhiu thotë se do të adresohen rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka mbledhur këtë të hënë për takim krerët institucional, për të diskutuar rreth Byrosë Shtetërore për Konfiskim Civil.

Në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë thuhet se fokus i diskutimit isin rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se kjo e fundit e rrëzoi tërësisht këtë ligj, e tash Ministria e Drejtësisë duhet ta përpiloj nga fillimi.

E plotë:

Byroja Shtetërore për Konfiskimin Civil: Ministrja Haxhiu mblodhi në takim krerët institucional

Në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe procesit finalizues për hartimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ministrja Haxhiu ka pritur sot në takim konsultues e bashkëpunues përfaqësuesit përkatës institucional.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësuesit nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Banka Qendrore e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Njësia për Inteligjencë Artificiale, Oda e Noterëve si dhe përfaqësues nga Departamenti i Tatimit në Pronë i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Fillimisht ministrja Haxhiu shpalosi rëndësinë e reformës dhe arritjet e deritanishme, pas Aktgjykimmit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institcional drejt finalizimit të reformës së tillë. Fokus i diskutimit ishin rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, me theks të vecantë legjislacioni ekzistues dhe të dhënat relevante institucionale për çështjet përkatëse që adreson reforma e tillë.

Tutje ministrja Haxhiu shtoi se para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë, i cili pritet të bëhet shumë shpejtë, Ministria e Drejtësisë ka konsideruar të rëndësishëm takimin e tillë, diskutimin përmbajtjesor dhe bashkëpunimin me akterët kryesor të institucioneve për praktikën dhe rregullimin ligjor për ruajtjen e të dhënave në këto institucione mes tjerash.

Krerët e këtyre institucioneve ofruan gatishmërinë e tyre institucionale dhe bashkëpunimin profesional në kuptim të rregullimit të duhur ligjor dhe adresimit të reformës së tillë.

Në fund ministrja Haxhiu gjithashtu kërkoi nga secili institucion veç e veç, që të përcjellin rekomandimet përkatëse lidhur me çështjet e diskutuara në takim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img