Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dulje Vicovac është përfshirë në propagandë kundër Kosovës dhe për më shumë me identitet të rremë.
Kështu ka bërë të ditur gazetari, njëherësh drejtor i Kanal10, Arben Ahmeti. Ai ka prezentuar veprimtarinë e Boris Malagurski, një regjisor kanadez me prejardhje serbe i cili është edhe komentator i rregullt i zhvillimeve politike të “Russia Today”.
Të paktën në njërin nga dokumentarët e shumtë kundër Kosovës të Malagurkit, njëri nga të intervistuarit prezantohet si John Hauthrone , ish-zyrtar i UNMIK-ut.