6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Diplomati britanik: Perëndimi nuk dëshiron të rrezikojë normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi për shkak të hapjes së urës

Qeveria e Kosovës po këmbëngul që sa më shpejtë të hapet ura e Ibrit në mënyrë që të qarkullojnë automjetet.

Mirëpo disa nga shtetet aleate të Kosovës nuk po e shohin të arsyeshme që në këtë fazë të hapet ura e cila ndan qytetin e Mitrovicës.

Diplomati britanik, Timothy Less, vlerëson se kryeministri Kurti duhet të jetë më i kujdesshëm me qasjen sovraniste të tij.

Britaniku thotë se nuk do të ishte politikë e mençur nëse Kosova vazhdon ta shtyj përpara këtë ide.

“Qeveritë perëndimore nuk duan të rrezikojnë çmimin e madh, që është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për çmimin e vogël të normalizimit të lidhjes rrugore përmes Mitrovicës. Kjo padyshim nuk i përshtatet z. Kurti, i cili është i padurueshëm për të bërë përparim me qëllimin e tij për të vendosur sovranitetin e Prishtinës mbi Kosovën veriore. Megjithatë, duke pasur parasysh se ura ka qenë një pikë zjarri për dhunën në të kaluarën, nuk do të ishte e kujdesshme të shtyhej kjo ide pa bekimin e Perëndimit dhe dyshoj se ai do të duhet të tërhiqet për momentin”, tha Less për Tëvë 1.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img