Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës ka rënë ndjeshëm, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Situata aktuale tregon se pritjet për hyrje dhe dalje në shumicën e pikave kufitare janë reduktuar në 3-10 minuta, pa u formuar kolona të gjata.
Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë si Bërnjak, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, dhe Jarinje, pritjet për hyrje dhe dalje janë midis 3 dhe 10 minutave, ndërsa në pikën kufitare të Merdarit, për të lënë Kosovën nevojiten rreth 25-30 minuta.
Për kamionët, pritjet në hyrje dhe dalje janë simbolike, duke variuar nga 3 deri në 5 minuta, pa krijuar asnjë kolonë.
Kjo situatë e lehtësuar në pikat kufitare lidhet edhe me faktin se tashmë një pjesë e madhe e mërgimtarëve kanë lëshuar Kosovën për t’u rikthyer në vendet e perëndimit ku jetojnë dhe punojnë.
Të dhënat janë përditësuar rreth orës 19:00.
Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë dhe menaxhojnë fluksin në pikat kufitare të Kosovës.