4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: “Abeja” ishte vetë makthi për armikun

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar ish-luftëtarin Bekim Berisha në 25 vjetorin e vrasjes së tij në betejën e Junikut.

Ai tha se “Abeja”, siç është njohur Berisha nga bashkëluftëtarët e tij, për armikun ka qenë vetë makthi.

“Ata që e kanë njohur dhe kanë luftuar krah tij – kanë thënë se vlen sa 1 mijë ushtarë. Ndërkaq, për armikun, ai ishte vetë makthi”.

“Bekim Berisha – Abeja, është një nga shqiptarët e rrallë që nuk humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb. Në Kroaci, Bosnje e Kosovë – ai ka vetëm një emër dhe një epitet: Hero”, tha Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK-së tha se “Abeja”, bashkë me bashkëluftëtarët e tij Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, u përjetësuan në altarin e shenjtë të lirisë.

“Dritë e pashuar mbi qiellin e lirë t’Kosovës. Lavdi e përjetshme”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img