3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Arifi për hapjen e urës: Kosovës s’i duhen “fitoret e Pirros”, me masa shtesë shtyhet anëtarësimi në BE për kohë të gjatë

Profesori universitar Dritëro Arifi, ka thënë se qeveria ka të drejtë politike për hapjen e Urës së Ibrit, por se ajo duhet të mendojë për veprimet e saja në mënyrë më strategjike.

Sipas Arifit, Kosovës nuk i duhen “Fitoret e Pirros”, të cilat në një periudhë të shkurtër mund të duken të mira por në planin afatgjatë janë të dëmshme, teksa sipas tij, hapja e urës duhet të bëhet në bashkëpunim me aleatët, të cilët sipas tij, qeveria s’ka arritur të krijojë mirëbesim.

“Esenca është që Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të krijojë një mirëbesim tek partnerët evropianë dhe amerikan, prandaj edhe kritikat kanë qenë shumë të ashpra. Nuk është se Kosova nuk ka të drejtë politikisht por në duhet të mendojmë strategjikisht, ky është gabimi i Qeverisë Kurti që nga fillimi”.

“‘Fitoret e Pirros’  Kosovës nuk i duhen, ato nuk janë fitore te suksesshme, janë fitore të pjesshme të cilat në një periudhë afatshkurtër mund të duken shumë të mira por në planin afatgjatë janë të dëmshme. Në këtë drejtim të dyja palët janë ngutur”.

“Qeveria e Kosovës është duke e kuptuar politiken ‘ose-ose’, ose jetë ose vdekje, ajo duhet ta kuptojë politiken  ‘edhe-edhe’,  edhe të kemi mirëbesim edhe të hapim urën dhe të vazhdojmë me bashkëpunimin BE-ShBA. Nga ana tjetër BE-ja prapë mendoj që është duke u ngutur sepse duhet ta gjejë një gjuhë të  kompromisit me Kosovën që në një mënyrë të krijohet një klimë e normalizimit të raporteve, jo vetëm Kosovë Serbi, por edhe komunitetit serb në veri. Megjithatë Kosova ka nevojë për t’u anëtarësuar në BE, jo BE-ja në Kosovë”, tha ai për EO.

Tutje, teksa ka folur për paralajmërimet e BE-së dhe deklaratave të zëdhënësit të saj, Peter Stano, se masat ndaj Kosovës mund të ashpërsohen, ai ka thënë se “Kosova mund ta harrojë anëtarësimin në BE”.

“Nëse vazhdon me sanksione nuk është se do të na mbysin, por esenca është se Kosova mund ta harrojë anëtarësimin në BE për një kohë shumë të gjatë, duke e ditur që brenda BE-së ka shtete që nuk dëshirojnë ta shohin Kosovën fare të pavarur”.

“Ky është një perceptim jashtëzakonisht fëmijëror edhe banal i politikës së jashtme të Qeverisë së Kosovës. Prandaj duhet që të jemi më të qetë, nëse ne themi që e kemi nën kontroll veriun, s’ka pse të ngutemi. Me hapa të ngadalshme e arrijmë, jo të hapim një urë por të hapim një mijë ura”.

“Nëse e shikojmë nga ky këndvështrim që ne veç e kontrollojmë veriun dhe hapja e urës më një insistim kaq të madh, po i bie që qeveria po dëshiron që të shkaktojë një problematik që të shkojë në zgjedhjet e parakohshme që të viktimizohet”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img