1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Ethet e Nilit” marrin tri jetë në Shqipëri

Mjeku, Vasil Llajo për A2 CNN ka dhënë detaje mbi situatën e krijuar nga virusi i “Etheve të Nilit Perëndimor” në Shqipëri, ku janë regjistruar tre humbje jete dhe 17 të prekur.

Llajo e përjashtoi mundësinë e një epidemi në vend, pasi sipas tij po merren të gjitha masat për ta shmangur progresin në të tilla nivele të përhapjes së virusit, transmeton Klankosova.tv.

“Natyra do të bëjë ciklet e veta siç ka bërë me COVID dhe gripin. I ka ardhur radha Etheve të Nilit për të bërë një shtrirje në Ballkan, por e theksoj që nuk ka vend për panik dhe alarm. Masat që po merren do të frenojnë këtë infeksion viral. Ethet e Nilit nuk transmetohen nga njeriu tek njeriu, vetëm nga mushkonjat që kanë pickuar zogjtë e egër që kanë qenë të infektuar me këtë virus. Nuk besoj se do të shndërrohet në epidemi se nga momenti që kanë rënë kambanat e alarmit kanë nisur të merren të gjitha masat dhe mundësi për tu përhapur reduktohet mjaft pasi masat po aplikohen”, u shpreh Llajo.

Mjeku shpjegoi edhe simptomat që shfaqen pas infektimit përmes pickimit nga mushkonjat, por nënvizoi se 80 për qind e të prekurve janë asimptomatikë.

“S’do të thotë se sa herë pickohemi nga mushkonjat të ngremë alarmin se do sëmuremi me Ethet e Nilit. Por ngaqë janë shfaqur më shumë raste ne duhet të jemi më vigjilentë. Shenjat e para janë të një viroze që fillon me temperaturë, me dh8imbje koke, ndjenjën e të vjellit, dobësi muskulore dhe kështu progreson, 80 për qind e rasteve janë asimptomatikë dhe 20 për qind shfaqin simptomat. Më pak se 1% preken në forma të tilla që rrezikojnë jetën. Ata që e vuajnë më shumë janë të sëmurët me sëmundje sekondare”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img