12.4 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Buy now

spot_img

Policia me rregulla për krushqit: Mos hidhni valle në rrugë e mos u ulni nëpër dritare të makinave

Stina e verës është ajo periudha kur shumica e kosovarëve i ndajnë datat për kurorëzim të dashurisë.

Shpesh kemi hasur në autokolona të gjata me automjete me flamuj kombëtarë, me të shtetit të Kosovës, por edhe me të dy bashkë.

Por, një fenomen i shpeshtë është edhe ai uljes së dasmorëve nëpër dritaret e makinave për të vallëzuar nën tingujt e muzikës popullore me zë të lartë, raporton Klankosova.tv.

Veç kësaj, ka raste kur kolona e krushqve ndalon nëpër rrugë kryesore dhe krushqit ia hedhin valles në mes të rrugës.

Por, të gjitha këto veprime, dhe të tjera, për Policinë e Kosovës janë të ndaluara dhe të ndëshkueshme.

Përmes një posteri vetëdijesues, Policia ka treguar se çka nuk lejohet gjatë lëvizjes së automjeteve në kolona të ahengjeve-dasmave.

“Mos i hapni dyert e automjetit. Mos dilni me pjesë të trupit jashtë mjetit. Mos u ulni në dritare-mos kërceni. Mos u ndalni dhe mos vallëzoi në rrugë. Mos përdorni mjete videoincizuese nga dritaret e automjetit”, janë këshillat që policia i ka dhënë për dasmorët.

Nëse këto veprime bëhen nga dasmorët, gjobat do të jenë të majme për ta.

Për shembull, për shoferët e automjeteve, gjoba është 150 euro plus 1 pikë negative nga patentë-shoferi, ndërsa për pasagjerët, gjobat janë nga 100 euro për person.

“Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion”, është këshilla e policisë në mesazhin e saj. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img