1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Kosova ka mbetur pa asnjë mik, shkak veprimet e Kurtit

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se rruga që ka zgjedhur kryeministri sa i përket veriut çon në izolim dhe qorrsokak.

Rruga që ka zgjedhur Kurti çon në izolim dhe çon në qorrsokak”, ka thënë Çitaku.

Çitaku ndër të tjera ka thënë se nuk guxon të normalizohet diskursi që eksponentë të Vetëvendosjes përdorin kundër ambasadorit amerikan e zyrtarëve të tjerë amerikanë.

Nuk guxojmë ta normalizojmë këtë lloj diskursi. Kemi parë eksponentë të lartë të VV-së që i janë vërsulur ambasadorit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të Departamentit Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë.” – ka thënë ajo në T7.

S’është koordinimi me SHBA-të nënshtrim, është forcë, fuqi.”

“Lëvizje që prodhojnë efekt të përkohshëm elektroal. Në kuptim më afatgjatë në rrugëtimin tonë drejt familjes euro-atlantike, këto veprime sjellin pasoja afatgjate. S’guxojmë ta rrezikojëm të ardhmen euro-atlantike për një grusht vota.” – tha ajo

Çitaku ka deklaruar se Kosova ka mbetur pa asnjë mik shkaku i veprimeve të Kurtit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img