-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

I caktohet 1 muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Zllakuqan

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të pandehurit S.K., për veprat penale “Vrasje e rëndë” që ndodhi dy ditë më parë në Zllakuqan të Klinës dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është adekuate pasi sipas tyre, nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të arratiset.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i  pandehuri S.K gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset,  kjo për faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, po ashtu ekziston edhe rreziku i ndikimit në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë e sigurisë, për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tutje, Gjykata tha se palët e pakënaqura kundër këtij aktvendimi, kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img