-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Stresi i kërkon Ramës të ndërhyjë për Noizyn: Çohet Albulena i teket asaj lëshon urdhër…

Stresi po vazhdon të deklarohet në rrjetin social Instagram për arrestimin e Noizyt dhe DJ Crax, ndonëse edhe vetë është i kërkuar nga policia në Kosovë.

Në një postim së fundmi, reperi po kërkon nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të flasë për artistin.

“Edi Rama dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë. Kaq kollaj qenka se çohet Albulena (ministrja e Drejtësisë në Kosovë) i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar Stresi.

Noizy dhe DJ Crax janë lënë në burg deri në një vendim tjetër.

Ata bashkë me Stresin po akuzohen për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” pas një sherri që ndodhi me Medi Isenin disa ditë më parë në një klub nate në Pejë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img