4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama vazhdon polemikat me Vetëvendosjen: Tetë vite udhëhoqët Prishtinën, s’e realizuat projektin e Adem Jasharit

Përparim Rama vazhdon të polemizoi me Lëvizjen Vetëvendosje, dega në Prishtinë. I pari i kryeqytetit i ka replikuar degës së VV-së për temën e projektit të Adem Jasharit në Prishtinë. 

“Për tetë vite, Vetëvendosje ka udhëheq me Prishtinën. Tetë vite kanë dështu me realizu projektin e Sheshit Adem Jashari në Prishtinë, e dje tentuan të moralizojnë e të flasin për vlera.
Unë, pasi kam marrë detyrën, kam kërku zhvillimin e Sheshit Adem Jashari në Prishtinë. Pesë (5) projektet e përzgjedhura janë prezantuar përfaqësuesve të familjes Jashari me 09 korrik 2024.
Në vitin 2010, pra para 15 viteve, në shenjë nderimi dhe respekti për familjen Jashari, unë kam zhvilluar dhe dorëzuar një projekt për Kompleksin Memorial në Prekaz me vetëiniciativë dhe pa asnjë kompenzim financiar.
Kjo arrihet kur punon dhe lartëson vlerat tona, e jo me fjalë boshe e propagandë.
Prandaj, tentimi i Vetëvendosjes në Prishtinë të moralizojnë rreth mbrojtjes së vlerave përmes fjalëve boshe, propagandës e sabotimit e të marrin rolin e gjykatësit vetëm sa e rikonfirmon hipokrizinë e tyre” shkruan Rama në reagim./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img