-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rama flet në telefon me Erdoganin, lideri turk premton mbështetje në industrinë e mbrojtjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike me liderin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Lajmi është konfirmuar nga agjencia Anadolu, sipas së cilës, dy liderët kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Zyra e shtypit të presidentit turk, njofton se Erdogani nënvizoi faktin se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

Presidenti turk iu referua përpjekjeve frustruese të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri, si dhe shprehu besimin se Tirana do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimor, shëndetësor dhe fetar, raporton A2Cnn.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img