2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

U zhduk papritur nën ujë, sportisti serb mbytet gjatë garës së CrossFit në not

Një konkurrent i CrossFit Games ka vdekur teksa po merrte pjesë në një garë noti.

Lazar Dukiq ishte duke garuar në Marine Creek Lake në Fort Worth, Teksas, të enjten në mëngjes kur ai u zhduk nën ujë. Shërbimet e urgjencës u thirrën rreth orës 8 të mëngjesit për ta nxjerrë atë nga uji.

Pas nisjes së një kërkimi me një ekip zhytjeje dhe drone, trupi i atletit u gjet rreth një orë. Pjesa tjetër e ngjarjeve në ditën e parë të lojërave u anuluan pas vdekjes.

Shefi ekzekutiv i CrossFit, Don Faul tha në një konferencë për shtyp se organizatorët ishin “thellësisht të pikëlluar” nga vdekja dhe po punonin me autoritetet për hetimin e mëpasshëm, shkruan Sky News.

Lazar Dukic Pic: FITAID/AP

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img