2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Testimi i Urës së Ibrit: Qeveria insiston në hapje, ndërkombëtarët edhe më të ashpër

Kamionë me pesha të rënda u panë të enjten mbi urën e lumit Ibër, që u kontraktuan nga Qeveria e Kosovës. Qëllimi ishte testimi i qëndrueshmërisë së urës, të cilën Qeveria po bën përgatitje që ta hapë edhe pse ndërkombëtarët kanë kërkuar që një çështje e tillë të jetë pjesë e dialogut. 

Për të arsyetuar vendimin e hapjes së urës për qarkullimin e automjeteve, Qeveria dhe Komuna e Mitrovicës së Veriut organizuan debat publik, por ftesës iu përgjigjen shumë pak qytetarë.

Disa qytetarë serbë shprehën shqetësime se hapja e urës mbi lumin Ibër mund të rrisë tensionet ndëretnike.

Gjatë debatit, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe të Policisë ofruan garanci të sigurisë në rast të hapjes së urës për trafik – synim që po kundërshtohet nga serbët lokalë dhe bashkësia ndërkombëtare.

Kurse disa orë më vonë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka demantuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me testimin e urës mbi lumin Ibër. 

KFOR-i ka deklaruar se inspektimi teknik i urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk ka qenë në koordinim me ta.

Jemi në dijeni të raportimeve se inspektimi teknik i urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë është koordinuar me misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Kjo nuk është e vërtetë”, tha zëdhënësi i KFOR-it.

“Deklarata jonë e datës 6 gusht 2024 ishte e qartë: Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, është njoftuar nga drejtori i Policisë së Kosovës ditën e inspektimit fillestar, vetëm disa orë para se ai të niste”, ka thënë ai për Klanin. 

Kujtojmë se Bashkimi Evropian tha dje se shpreson që Kosova të dëgjojë mesazhin e bllokut dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë sa i përket vendimeve të fundit, që janë cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku e ka bërë të qartë qëndrimin sa i përket mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në Kosovë nga autoritetet, por edhe synimit të Qeverisë së Kosovës që të hapë për trafikun urën mbi lumin Ibër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img