Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Klankosova.tv.
“Anadolu” raporton se zyra e komunikimit e Turqisë ka njoftuar se Erdogan ka thënë se marrëdhënia mes Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.