3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Behramaj: Kosova normalizohet vetëm me Bedri Hamzën kryeministër

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova normalizohet vetëm me Bedri Hamzën kryeministër.

Duke e komentuar vizitën zyrtare të kandidatit të PDK-së në Uashington, ai ka thënë se tani është koha që të ndiqet Bedri Hamza.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se qeveria aktuale e ka futur Kosovën në qorrsokak.

“Nga sonte, Kosova është edhe më e qartë që normalizohet vetëm me Bedri Hamzën në krye të Qeverisë së Kosovës. Mënyra sesi të dalim nga ky kolaps, si të ulen tensionet dhe polarizimet, të zhvillohet dhe integrohet vendi, të hiqen sanksionet dhe të na rikthehen e rimbështesin aleatët, tashmë dihet. Është edhe e vizatuar. Është koha të ndiqet e përkrahet Bedri Hamza për kryeministër, që të dalim nga qorrsokaku ku kjo qeveri e padijshme dhe prepotente e ka futur Kosovën!”, ka shkruar Behramaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img