6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gazetat austriake: Ky është shqiptari nga Maqedonia që planifikoi sulm terrorist në koncertin e Swift

Gazetat austriake: Ky është shqiptari nga Maqedonia që planifikoi sulm terrorist në koncertin e Swift

Policia austriane ka bërë të ditur identitetin e 19-vjeçarit që planifikoi sulmin në koncertin e Taylor Swift në Vjenë. Ai është bërë Beran A.

Sipas mediave në Vjenë, ai është me etni shqiptare, nga Maqedonia e Veriut.

Në shtëpinë e tij gjetën hanxhar, thika, detonatorë…

“19-vjeçari donte të shkaktonte gjakderdhje para stadiumit me thika, hanxharë dhe një makinë dhe në fund të hidhte veten në erë. Ai ishte në kontakt me dy ndihmës të dyshuar, njëri prej të cilëve po punonte për të siguruar koncertin” tha Policia në komunikatën për media.

Në shtëpinë e 19-vjeçarit u gjetën armë të ndryshme – hanxhar, thika, më pas detonatorë, kabllo ndezës, 21 mijë euro të falsifikuara…

Qentë e policisë po kontrollojnë stadiumin, por deri më tani nuk kanë gjetur asgjë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img