-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Durmish: Ura do të hapet, brenda dy-tri dite do ta kemi raportin final për stabilitetin e urës

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë me dije se testimit i urës së Ibrit do të përfundon sot.

Ai është shprehur i bindur se kjo urë do të hapet, por nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të bëhet një gjë e tillë.

Pas takimit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, ku është biseduar për hapjen e kësaj ure, ai ka thënë se që brenda dy tri-dite do ta kenë raportin final për stabilitetin e urës.

Siç po e shihni sot jemi duke i bërë testimet për stabilitetin e urës mbi urën Ibër. Kemi filluar para dy dite… Gjatë ditës do të përfundoj ky si proces në mënyrë që brenda dy tri dite të kemi raportin final se a është stabile apo jo ura. Se kur do të hapet ura nuk e di por e di që ura do të hapet se nuk ka arsye që të jetë e mbyllur. Këto janë testimet e fundit…. në bazë të asaj që unë di dhe përvojës si inxhinier kjo është ura më stabile… nëse raporti thotë që nuk është stabile do të vazhdojmë me veprimet e tjera”, ka thënë Durmishi, raporton Koha.net.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img