4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vizita e Hamzës në Shtëpinë e Bardhë, Kasolli: Takime të këtij niveli janë jetike për Kosovën

Analisti Afrim Kasolli, ka komentuar vizitën e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se është mesazh që SHBA-ja nuk është kundër Kosovës..

Ai ka thënë se vizita e Hamzës në SHBA dhe takime të tilla janë jetike për Kosovën në këtë kohë kur Qeveria Kurti vizitat kryesore i ka në Maqedoninë Veriore.

“Ndërkohë, po ashtu keto takime të nivelit të lartë të Bedri Hamzes me zyrtarët amerikanë po ndodhin në një kohë kur Qeveria e Kosovës është kritikuar për shumë aksione të pakordinuara me partnerin kryesor te shtet ndërtimit të Kosovës.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Pritja qe Shtetet e Bashkuara të Amerikes i kane bere kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosoves, Bedri Hamza është mesazh i qarte qe e dergon Uashingtoni, se Shtepia e Bardhe, nuk eshte kunder Kosoves dhe qytetareve te saj, perkunder tensioneve dhe partneritetit te lenduar me Qeverinë aktuale. Madje këtë qëndrim zyrtaret amerikane e kane potencuar ne vazhdimësi se “jane me popullin e Kosovës dhe do te jene me te, pavarësisht mosmarrëveshje qe kane me pushtetin aktual”.

Takime te ketij niveli jane jetike per Kosoven, sidomos kur marrim parasysh faktin, se vizita kryesore shteterore e kryeministrit Kurti, mbetet ajo ne Maqedoni te Veriut dhe takimi me liderin populist VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, me qellim qerimin e hasepave te brendshme politike me presidenten Vjosa Osmani.

Ndërkohë, po ashtu keto takime të nivelit të lartë të Bedri Hamzes me zyrtarët amerikanë po ndodhin në një kohë kur Qeveria e Kosovës është kritikuar për shumë aksione të pakordinuara me partnerin kryesor te shtet ndërtimit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img